Burri kërkon ndihmë në polici, raporton se bashkëshortja e ka rrahur

Kronikë e zezë

Burri kërkon ndihmë në polici, raporton se bashkëshortja e ka rrahur

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Graçanicë.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë pas disa mosmarrëveshjeve, e më pas dyshohet se edhe e ka sulmuar fizikisht.

Madje, media mëson se burri ka deklaruar se në ndihmë gruas i ka dalë edhe djali i tyre, që po ashtu dyshohet se e ka goditur babanë.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat