Pas djegies së një depo me material shkollor në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Pas djegies së një depo me material shkollor në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 09:07
Foto nga takimi

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili kishte dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:42, në Miradi e Epërme, në Fushë Kosovë.

Tutje sipas raportit rasti është duke u hetuar.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat