Hajnat hynë për të vjedhur në lagjen Jonuzi, por dështuan keq - ja çka iu ndodhi

Kronikë e zezë

Hajnat hynë për të vjedhur në lagjen Jonuzi, por dështuan keq - ja çka iu ndodhi

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 10:11
Ilustrim

Një rast i vjedhjes në tentativë ka ndodhur dje në qytetin e Vitisë.

Hajnat kishin hyrë të vjedhin në një kasafortë në njërën nga shtëpitë e lagjes Hoxhë Jonuzi, por nuk e arritën qëllimin.

Atyre u është dashur të kthehen pa marrur asgjë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Rr. Hoxhë Jonuzi, Viti   29.07.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë duke dëmtuar derën e hyrjes. Të dyshuarit kishin demoluar një kasafortë të mjeteve financiare, por nuk kishin arrit të marrin nga aty asgjë. Rasti nën hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat