Vushtrri, gruaja sulmohet nga burri dhe vjehrri, i lajmëron në polici

Kronikë e zezë

Vushtrri, gruaja sulmohet nga burri dhe vjehrri, i lajmëron në polici

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Një grua në Vushtrri ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar.

Njëri nga të dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje.

“Vushtrri 29.07.2024, 18:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat