Arrestohen katër persona në Drenas, në gjendje të dehur sulmuan një person

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Drenas, në gjendje të dehur sulmuan një person

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 10:48
Ilustrim

Në Drenas janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje dhe në gjendje të dehur e kanë sulmuar fizikisht një person.

Ai më pastaj me një kaçavidë i ka dëmtuar veturën njërit prej të dyshuarve.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat