I morën orën dhe i kërkuan 500 euro për t’ia kthyer, arrestohen një burrë dhe një grua

Kronikë e zezë

I morën orën dhe i kërkuan 500 euro për t’ia kthyer, arrestohen një burrë dhe një grua

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 10:52
Ilustrim

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Fushë- Kosovë të cilët i kishin kërkaur 500 euro një personi tjetër për kthimin e një ore të dorës, të cilën e dyshuara ia kishte marrë një personi me të cilin ishte në shoqërim.

Sipas PK-së të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa kishte qenë me të dyshuarën femër kosovare, e njëjta ia kishte marr një orë dore me vlerë të lartë. E dyshuara në bashkëpunim me të dyshuarin mashkull kosovar për kthimin e orës kishin kërkuar nga viktima para (500 euro).

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat