Arrestimi i një gruaje për mashtrim me termine për viza pune, policia: Të lajmërohen viktimat

Kronikë e zezë

Arrestimi i një gruaje për mashtrim me termine për viza pune, policia: Të lajmërohen viktimat

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë qenë të mashtruar për termine për viza pune jashtë vendit, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

Kjo vjen pasi policia e ka arrestuar mbrëmë një të dyshuar për veprën penale mashtrim, duke u marrë së paku nëntë personave, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”.

“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në njoftim të policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat