Burri në Gjakovë e kërcënon nipin e vet për borxh, dërgohet në qeli për 48 orë

Kronikë e zezë

Burri në Gjakovë e kërcënon nipin e vet për borxh, dërgohet në qeli për 48 orë

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 08:45
Ilustrim

Konfliktet në mes të familjarëve në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale. Problemet për të cilat nuk arrijnë të merren vesh i shtyjnë ata t’i qërojnë vet hesapet, duke u futur kështu në sherr edhe në Polici.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, ku një person përfundoi ën pranga nën dyshimet për kanosje.

Siç merret vesh, i dyshuari e ka kërcënuar nipin e vet për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete lidhur me borxh.

Kanosja ndaj nipit i kushtoi të dyshuarit me arrestim dhe shoqërim në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat