Arrestohet serbi në Jarinje, dyshohet se prezantoi një dokument fals

Kronikë e zezë

Arrestohet serbi në Jarinje, dyshohet se prezantoi një dokument fals

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 09:54
Ilustrim

Të martën në pikën kufitare në Jarinje është arrestuar një shtetas serb i cili dyshohet se e ka prezantuar një dokument fals gjoja të lëshuar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se në vendkalim kufitar për transportin e ngarkesës kishte prezantuar një dokument të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari me vendim të prokurorit, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, është dërguar në mbajtje.

Kurse automjeti me ngarkesë për shkak të sigurisë dhe peshës është dërguar në terminal doganorë në Mitrovicë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat