Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Balloc të Podujevës.
Ai u arrestua pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi kishte kanosur me armë një person.
Bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.