Ngasësi i një veture është lënduar rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur të martën në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Në aksident është përfshirë vetura dhe një kamion.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i veturës i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.