Ferizaj, mërgimtarit hajnat i vjedhin dy orë të markës Rolex, stoli ari dhe para

Kronikë e zezë

Ferizaj, mërgimtarit hajnat i vjedhin dy orë të markës Rolex, stoli ari dhe para

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një mërgimtar nga Ferizaji ka njoftuar policinë se dje (3 gusht) hajnat i kanë hyrë në shtëpi në lagjen Panorama.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se mërgimtarit i janë vjedhur dy orë dore të markës Rolex, stoli ari dhe para kesh.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ata janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat