Policia në Ferizaj e ka konfirmuar rastin e rrahjes që ka ndodhur në një lokal tek qendra “The Village”, thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit.
Kanun Veseli, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ka bërë të ditur se patrullat e policisë menjëherë kanë dalë dhe kanë hasur në disa persona të cilët ishin përleshur fizikisht dhe i kanë shoqëruar në stacionin e policisë.
“Në rast janë kyçur dhe njësia hetimeve dhe pas intervisitimit të personave, në konsultim me prokurorin kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme'”, ka thënë Veseli.