Plagoset në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr pronari i një marketi në Vushtrri

Kronikë e zezë

Plagoset në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr pronari i një marketi në Vushtrri

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në marketin e tij është qëlluar në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:30 në Stanoc të Vushtrrisë.

Tutje thuhet se viktima pas trajtimit mjekësor është liruar, ndërsa rasti po hetohet.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në marketin e tij është qëlluar në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat