Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan. Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti ka njoftuar për RTKlive se nga ky aksident kanë pësuar lëndime pesë persona.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat