Lëndohen pesë persona në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, përfshihen tri vetura

Kronikë e zezë

Lëndohen pesë persona në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, përfshihen tri vetura

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 23:00
Ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën së në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.

Më tej, ajo tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat