E rëndë: Djali nën ndikimin e drogës e kërcënon nënën në Prishtinë, ajo kërkon...

Kronikë e zezë

E rëndë: Djali nën ndikimin e drogës e kërcënon nënën në Prishtinë, ajo kërkon...

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, ku një 22-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Mësohet se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i biri i cili ka qenë nën ndikimin e drogës e ka kërcënuar seriozisht, duke i kërkuar para.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka rrëfyer për momentet e rënda me djalin.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ’Kanosje’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat