Plagoset një grua në Fushë Kosovë, raportohet se dorasi është burri i saj

Kronikë e zezë

Plagoset një grua në Fushë Kosovë, raportohet se dorasi është burri i saj

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 08:44 Përditësuar në ora: 09:35 më 06.08.2024
Foto nga vendi i ngarjes

Flet personi që ia dha ndihmën e parë gruas së plagosur në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht. Për motive akoma të panjohura, një burrë dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Kjo ngjarje ka tronditur qytetarët që ishin në lëvizje në atë pjesë, në momentin kur viktima u pa e shtrirë në tokë dhe e gjakosur.

Njëri prej tyre, që ia dha ndihmën e parë viktimës, ka folur për sinjalin dhe ka rrëfyer se si arriti të intervenojë bashkë me disa zyrtarë të Njësisë Speciale.

Pjesëtari i Shoqatës për Kërkim Shpëtim tha se viktima ka qenë e goditur në kokë dhe në brinjë dhe fatmirësisht në atë moment kanë arritur që t’ia ndalin gjakderdhjen, derisa ka arritur autoambulanca.

“Me Njësinë Speciale të Kosovës ia dhash ndihmën e parë viktimës sepse jam edhe jam instruktor i certifikuar i ndihmës së parë. Ajo ka qenë e goditur në kokë dhe e plagosur në brinjë. Kryesi i aktit mund të jetë rreth moshës 60-65 vjeçar.

Unë isha në kolonë mbrapa Njësisë Speciale dhe posa e pash rastin, shkova direkt. Isha i pari që ia dhash ndihmën dhe ia ndala gjakderdhjen.

I dyshuari qëndronte aty dhe pastaj e morën Policia.” – tha ai.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.” – ka thënë Flora Ahmeti.

Rasti i rëndë në Fushë Kosovë: Gruaja u qëllua me armë nga bashkëshorti në kokë, bark e krah

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur.

Viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima që u qëllua është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima ka plagë në kokë, abdomen e në njërin krah, ku u qëllua me armë zjarri nga burri i saj.

Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje dhe akoma s’dihen motivet e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe tashmë është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejme.

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, raportohet se dorasi është burri i saj

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur.

Viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK.

Media ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është I.A, ndërsa viktima që u qëllua është bashkëshortja e tij, SH.T

Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje.

Plagoset një grua në Fushë Kosovë

Një grua është plagosur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi rastin, derisa bëri të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Tutje, Ahmeti njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, potencoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat