Vdes në QKUK burri që u aksidentua muajin e kaluar në Komoran

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK burri që u aksidentua muajin e kaluar në Komoran

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Një person i cili ishte i përfshirë në një aksident trafiku mes një autobusi dhe dy veturave muajin e kaluar në Komoran, ka vdekur dje në QKUK.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një autobusi dhe dy veturave, ku si pasojë një person mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa më 05.08.2024 viktima ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat