Leposaviq: Shoqërohet në polici një shtetas serb, kaloi ilegalisht kufirin

Kronikë e zezë

Leposaviq: Shoqërohet në polici një shtetas serb, kaloi ilegalisht kufirin

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 10:58
Policia

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në polici pasi që dyshohet se me veturë kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që dyshohet se me veturë kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat