Policia e konfirmon: Një i vdekur e një i plagosur rëndë në Lipjan - Ky është i vrari dhe këta janë të arrestuarit

Kronikë e zezë

Policia e konfirmon: Një i vdekur e një i plagosur rëndë në Lipjan - Ky është i vrari dhe këta janë të arrestuarit

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 14:46 Përditësuar në ora: 15:26 më 07.08.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është personi që u vra me thikë në Lipjan

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, ku një person është vrarë pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe për pasojë ka humbur jetën. Përveç tij, i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër.

Bazuar në informacionet e para, dy persona janë identifikuar si të dyshuar dhe të njëjtit tashmë janë arrestuar. Sinjali raportoi ekskluzivisht se bëhet fjalë për Skender Krasniqin dhe të birin e tij, Taulant Krasniqin.

Siç mëson media, personi që u vra me thikë është Blerim Zani, 57-vjeçar.

Lajmin  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.”

Vrasje në Lipjan, këta janë dy personat e arrestuar

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, ku një person është vrarë pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe për pasojë ka humbur jetën. Përveç tij, i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër.

Bazuar në informacionet e para, dy persona janë identifikuar si të dyshuar dhe të njëjtit tashmë janë arrestuar.

Media ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Skender Krasniqin dhe të birin e tij, Taulant Krasniqin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.”

Dyshohet për një të vrarë e dy të plagosur në Zllakuqan të Lipjanit

Një person dyshohet të ketë mbetur i vrarë dhe dy të therur pas një përleshjeje në Zllakuqan të Lipjanit.

Burime medias kanë thënë se i vrari është A.Z..

Teksa nuk dihet gjendja e të plagosurve.

Media ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat