Plagoset nga gjyshi një 3 vjeçar në Skenderaj

Kronikë e zezë

Plagoset nga gjyshi një 3 vjeçar në Skenderaj

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Është plagosur një fëmijë 3 vjeçar në Abri e Ulët e Skenderajt. Policia ka bërë të ditur se nga QKUK është raportuar për një fëmijë 3 vjeçar të plagosur mbi gju.

Policia ka thënë se fëmija është plagosur nga gjyshi, i cili kishte gjuajtur me pushkë gjuetie në drejtim të një kafshe që dëmtonte shpezët.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje dhe aty është kuptuar se gjyshi i fëmijës kishte gjuajtur me pushkë gjuetie në një dëmtues të shpezëve(qelbës), ndërsa saçma i kishte rënë fëmijës mbi gju. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar një armë e gjatë, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka konfirmuar Fexhrie Pllana, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Mitrovicës.

Sipas saj, fëmija pas tretmanit të pranuar mjekësor e ka gjendjen stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat