Vajza në Ferizaj tentoi vetëvrasjen, dyshohet se u ofendua e sulmua fizikisht nga i dashuri i saj

Kronikë e zezë

Vajza në Ferizaj tentoi vetëvrasjen, dyshohet se u ofendua e sulmua fizikisht nga i dashuri i saj

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Të premten në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, një vajzë ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar medikamente për qetësim. Sipas policisë, i dashuri i saj kishte shkuar në banesën e saj duke e ofenduar e sulmuar fizikisht. Më pas i njëjti ishte larguar në drejtim të panjohur.

Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, konfirmoi arrestimin e të dyshuarit.

Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Konfirmimi i plotë i Veselit:

Shtytje ne vetëvrasje dhe Kanosje Rr. ,,Enver Topalli’’ – Ferizaj   dt. 09.08.2024 – 17:00 Viktima femër, kosovare ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar medikamente (tableta) për qetësim.  Deri te ky incident ka ardhur derisa ajo ishte duke qëndruar në banesën e saj, aty ka shkuar i dashuri i saj – i dyshuari mashkull,kosovar, i cili duke e ofenduar verbalisht e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar nga banesa në drejtim të panjohur. I dyshuari është arrestuar më pas dhe është shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues , me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje për 48 orë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emeregjente në Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat