Sulm me armë në Livoq të Epërm, vetura e një qytetari goditet katër herë me pumbla

Kronikë e zezë

Sulm me armë në Livoq të Epërm, vetura e një qytetari goditet katër herë me pumbla

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast shkaktimi të rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit.

Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtimi i panjohur është shtënë me armë me ç’rast është goditur vetura me plumba katër herë.

Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat