Një aksident që ndodhi mbrëmë pas mesnate në Prishtinë la të lënduar tre persona.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se rreth orës 02:00 në rrethin që lidhë rrugët UÇK dhe Tirana në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”.