Vdes një burrë në Kamenicë, policia po e trajton si “vdekje të dyshimtë”

Kronikë e zezë

Vdes një burrë në Kamenicë, policia po e trajton si “vdekje të dyshimtë”

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një burrë i cili për shkak të një aksidenti po trajtohej në Qendrën Emergjente në Kamenicë, ka ndërruar jetë dje.

Rastin në fjalë policia po e trajton si “vdekje e dyshimtë”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të një aksidenti ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, me datën 14.08.2024 ka ndërruar jetë.

Në konsultim me prokurorin inicohet rasti dhe i referohet hetimeve të mëtutjeshme”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat