Tentim-vrasje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tentim-vrasje në Prishtinë

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Një burrë ka njoftuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, persona të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas policisë, dy plumba ia kanë qëlluar automjetin.

Rastin në fjalë, policia e ka cilësuar si “Tentim vrasje”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, person-a të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij,  ku dy plumba  i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat