Në fshatin Siqevë të Klinës, pasditen e së mërkurën është raportuar në polici se një person derisa ishte duke e pastruar armën e tij, aksidentalisht është vetplagosur.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma, tre karikatorë, 42 fishekë, leja e armës dhe një kuti e armës.
I dyshuari/viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Gjendja e tij është stabile.