Arrestohet një person në Pejë, ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 10:35
Ilustrim

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë/ 15.08.2024-14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat