Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi, “përhapi urrejtje ndëretnike përmes TikTok’ut”

Kronikë e zezë

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi, “përhapi urrejtje ndëretnike përmes TikTok’ut”

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 14:58
Ilustrim

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj S.Z për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas njoftimit, ai ka “përhapur urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social Tik-Tok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit S.Z. në drejtim të veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“Sipas aktakuzës i pandehuri S.Z ka nxitë, përhapë publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social Tik-Tok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat