Personi i cili u vra sonte në Bibaj të Ferizajt është i moshës 89-vjeçare, dhe dyshohet se është familjar i oragnizatorit të dasmës.
Këto detaje i bëri të ditura gazetarja Gresa Nitaj, në një lidhje direkte në “Edicionin Special”.
Ajo tha se viktima u qëllua në parkingun e sallës së dasmës, dhe menjëherë pasi ndodhi rasti në vendin e ngjarjes kanë dalë policia bashkë me forenzikën dhe prokurori.
Gazetarja tutje informoi se polici i cili po dyshohet për vrasjen quhet Festim Ramadani, dhe se viktimën e ka qëlluar me armë zyrtare, ndërsa ishte jashtë detyrës.
Vrasja në Bibaj u krye me armë zyrtare, polici s’ishte në detyrë
Vrasja e ndodhur pranë një restauranti dasmash në Bibaj të Ferizajt, ka ndodhur me armë zyrtare, ndërsa polici s’ishte gjatë detyrës.
Kjo u bë e ditur nga zëvendës-drejtori i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Qazim Reka
“Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare, ka qenë me rroba civile, jashtë detyrës zyrtare. Vrasja është kryer me armë zyrtare. Është armë e gjatë por jo kallashnikov. I dyshuari është F.R., ndërsa viktima është S.S.. Është arrestuar personi i dyshuar, jemi duke mbledhur informacione të tjera, për sa i përket dëshmitarëve. Viktima është bartur nga vendi i ngjarjes. Motivet për momentin nuk dihen. Besoj se IPK-ja do të del më vonë rreth motiveve. I dyshuari nuk ka qenë pjesë e ahengut”, u shpreh ai.
I dyshuari është është dërguar në ndalim për 48 orë, njoftoi kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.
Prokuroria cakton 48 orë paraburgim për policin që dyshohet se kreu vrasjen në Bibaj të Ferizajt
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka ndërruar jetë.
I dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorië Themelore në Ferizaj z.Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.
Për informata tjera rreth rastit, Prokuroria Themelore në Ferizaj do të iu njoftoj me kohë.
Ky është zyrtari policor që dyshohet se vrau me kallash një person në Bibaj të Ferizajt – dorëzohet në Polici
Një zyrtar policor është arrestuar, pasi dyshohet se vrau një person në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit.
Nga Policia e Kosovës thanë se një burrë u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orën 19:25.
“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.
"Në lidhje me rastin janë informuar Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor", tha Reza.
Paraprakisht, Reka deklaroi se dyshimet e para janë që kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.
Mësohet se personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.
Rasti tragjik në Ferizaj: Ky është personi që mbeti i vdekur në Bibaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka.
“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka.
Media mëson viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu rreth 89 vjeçar.
Vritet një person në një dasmë në Ferizaj
Një person është vrarë në një dasmë në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar majori Qazim Reka.
“Është vrarë një person në jashtë një salle dasmash në Ferizaj, përkatësisht në Bibaj”, tha shkurt ai.