Sherr mes adoleshentëve në Kukës, një 15-vjeçar i plagosur niset drejt spitalit në Prizren

Kronikë e zezë

Sherr mes adoleshentëve në Kukës, një 15-vjeçar i plagosur niset drejt spitalit në Prizren

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 22:18
Ilustrim

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Kukësit, pas një sherri të ndodhur mes disa adoleshentëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit, ndërsa i plagosuri është transportuar për në spitalin e Kukësit.

Pasi ka marre mjekimin, ai është nisur për në Prizren.

Ndërkohë forca të shumta policia shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat