Në Sllakoc të Vushtrrisë, si pasojë e përçuesve të rrymës ka shpërthyer zjarr.
Ankuesi, ka raportuar në polici se nga zjarri është djegur një restorant prej drurit.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se si pasojë e përçuesve te rrymës ka shpërthyer një zjarr ku si pasojë është djegur restoranti prej drurit.
Njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.
Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.