Një qytetar në gjendje të rëndë, u godit nga vetura në Fushticë të Drenasit

Kronikë e zezë

Një qytetar në gjendje të rëndë, u godit nga vetura në Fushticë të Drenasit

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 09:50
Ilustrim

Një këmbësor është goditur nga një veturë në fshatin Fushticë të Drenasit i cili ka pësuar lëndime dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.

Për rastin i cili ka ndodhur të premten pas orës 21:00 ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Drejtuesi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia thotë se rasti është duke u hetuar.

“Një mashkull kosovar (këmbësor) ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar nga një veturë e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat