Ngjarje e rëndë në Suharekë, vdes një person - u dërgua pa shenja jete në Emergjencë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Suharekë, vdes një person - u dërgua pa shenja jete në Emergjencë

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 11:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona të natës në Suharekë, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Emergjencës në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se Policia me të marrë informacionin ka dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Viktima dyshohet se është i moshës rreth 56-vjeçare dhe vjen nga një fshat i komunës së Suharekës.

Pas ekzaminimeve nga Policia, me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat