Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohet se kanë gjuajtur një granatë dore në parkingun e një lokali

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohet se kanë gjuajtur një granatë dore në parkingun e një lokali

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Lipjan, pasi të njëjtit dyshohet se kanë hedhur një grant dore në parkingun e një lokali.

Rasti ka ndodhur më datën 17 gusht.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore) në parkingun e një lokali. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat