Dyshohet se dhunoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Pejë

Kronikë e zezë

Dyshohet se dhunoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Pejë

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një femër.

Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rugovë, Pejë 16.08.2024. Me datë 17.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datë 16.08.2024 dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat