Aksident mes katër automjeteve në Lipjan, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes katër automjeteve në Lipjan, tre të lënduar

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes katër automjeteve ka ndodhur sot rreth orëss 11:00 në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,  tha se janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete.

(Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat