Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën, se në magjistralen Prevallë-Shtërpcë të dielën ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave.
Në njoftim thuhet se, një person derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur dy vetura të tjera që ishin në lëvizje.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur dy vetura tjera në lëvizje. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.