Sekuestrohen 17 mijë euro në BpB në Gjilan, një 24-vjeçar i deponoi dhjetëra 500-she false

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 17 mijë euro në BpB në Gjilan, një 24-vjeçar i deponoi dhjetëra 500-she false

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Trendi i parave të falsifikuara po ‘lulëzon’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro false janë vënë përditë në qarkullim e siç duket një dukuri e tillë po vazhdon. Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka nisur hetimet lidhur me një rast të tillë dhe ka sekuestruar mijëra euro.

Siç merr vesh media, bëhet fjalë për një shumë prej 17 mijë eurove, në kartëmonedha 500-she që janë sekuestruar si para të falsifikuara.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se paratë e dyshuara janë deponuar në Bankën për Biznes nga një 24-vjeçar në fillim të këtij muaji.

Dyshimet e ngritura se paratë mund të jenë false kanë alarmuar bankën dhe rasti është raportuar në Polici.

Si rezultat, Krimet Ekonomike janë aktivizuar dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Ndryshe, falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat