Qytetarja e dorëzon në Polici kuletën me para dhe dokumente që e gjeti në rrugë

Kronikë e zezë

Qytetarja e dorëzon në Polici kuletën me para dhe dokumente që e gjeti në rrugë

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 16:29
Ilustrim

Policia në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme një qytetare ka dorëzuar një kuletë që e kishte gjetur në rrugë.

Në të kishte 280 euro, 500 franca zvicerane dhe dokumente, ato i janë kthyer pronarit falë saj.

Njoftimi i plotë:

Me datë 21. 08. 2024, në Stacionin Policor Pejë, ka ardhur qytetarja, F. H. e cila ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:

– Dyqind e tetëdhjetë (280) Euro

– Pesëqind (500) franga Zvicerane

– Dokumente personale

Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetarit (viktimës)

Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat