Një i mitur është therur me thikë nga një i mitur tjetër mbrëmjen e sotme në Prishtinë.
Sipas fotografive të siguruara nga portali Arbresh.info ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci”.
Në vendin e ngjarjes shihen policia dhe ambulanca të cilët i kanë ofruar ndihmë të lënduarit.
Media ka kontaktuar me policinë e Kosovës por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje.