​Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit

Kronikë e zezë

​Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri A.F.

Sipas njoftimit, i ndjeri po trajtohej për një kohë të gjatë në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës së Paraburgimit Gjilan për probleme kardiologjike paraprake.

“Ai kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme.

Autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat