Aksident në Leposaviq, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në Leposaviq, lëndohen dy persona

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një aksident trafiku është regjistruar ditën e së mërkurës në Leposaviq, ku një veturë ka goditur nga mbrapa një veturë tjetër.

Si pasojë dy burra kanë pësuar lëndime.

“ I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, nga mos mbajtja e distancës e godet veturën e viktimës mashkull kosovar.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor e më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat