Dhunohet një shtetase e huaj në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Dhunohet një shtetase e huaj në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 08:55
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar një rast dhunimi në Prishtinë. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu policia ka njoftuar se për një rast tjetër dhunimi që kishte ndodhur në Fushë Kosovë më 18 gusht 2024, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar të dyshuarin mashkull Kosovar.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat