Një burrë është arrestuar në Prizren.
Ai dyshohet se gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 30 fishekë dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.