Aksident i rëndë në Pejë, përfshihen dy vetura dhe lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Pejë, përfshihen dy vetura dhe lëndohen tre persona

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 09:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Jabllanicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se policia është njoftuar rreth orës 04:44 për aksidentin.

“Në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar 3 persona, të cilët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë. Të njëjtit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se njësiti policor është duke u marrë me rastin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat