Tre persona të lënduar nga një aksident mes kamionit dhe veturës në Celinë të Rahovecit

Kronikë e zezë

Tre persona të lënduar nga një aksident mes kamionit dhe veturës në Celinë të Rahovecit

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 16:39
Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes një kamioni dhe një veture, në fshatin Celinë të Rahovecit.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj, i cili ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat