Mospagesa e gjobës i ka kushtuar me burgim një të riu në Prishtinë, i cili ishte dënuar vitin e kaluar për një rast të mëhershëm.
Siç merr vesh media bëhet fjalë për një 29-vjeçar i cili është arrestuar së fundmi në kryeqytet, në bazë të një urdhërese aktive të lëshuar nga organet e rendit.
Ai është arrestuar dje është dërguar në burg, pasi dënimi i është zëvendësuar.
Për veprën që gjykata i shqiptoi dënim me gjobë, ai nuk arriti ta kryejë pagesën dhe për pasojë përfundoi prapa grilave.
Për 2 mijë euro gjobë, 29-vjeçari do të qëndrojë më shumë se 3 muaj në burg.
Me t’u përfunduar procedurat policore pas arrestimit të tij, Policia e ka dërguar prishtinasin në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.