Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se derisa ishte duke shëtitur në livadh ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Rasti ka ndodhur në fshatin Batushë të Gjakovës.
“Më 22.08.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke u shëtitur në fushë –livadh, ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes”, thuhet në raport.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësiti për deminim i FSK-s ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë.